Ina Zhupa: Butrinti po jepet me koncesion

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është diskutuar plani i qeverisë për të menaxhuar Butrintin si një fondacion.

Zhupa tha se Butrinti po jepet me koncesion dhe ngriti pikëpyetje lidhur me planin e menaxhimit.

“Butrinti po jepet me koncesion. Duhet ti vëmë fjalët siç duhet. Është një marrëveshjs mes shtetit dhe privatit, për të menaxhuar trashëgiminë tonë kulturore. Po trajtohet si mall.

Është ndryshuar ligji i trashëgimisë kulturore. Ky ligj u ndryshua nga AADF, i njëjti fondacion. Paguan paratë dhe ekspertizën për të ndryshuar ligjin.

Po ky fondacion ka bërë planin e menaxhimit të integruar, ku e trajton si biznes dhe bën brenda Butrintit, menaxhimin në dorë të 5 personave, një bord privat. Elva Margariti, ministrja, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fiona Boriçi dhe Richard Hodges.

Pasuria kombëtare do të jepet me këtë copë letër. Afati i dorëzimit, e dorëzojmë me këtë copë letër Butrintin në dorë të privatit dhe ia japim një fondacioni, që do ta trajtojë si biznes.

E ka përmendur 27 herë, që Butrinti ka qenë vendi i një kolonie greke dhe Butrinti është grek. Butrinti ka qenë vendi i një kolonie greke, qytet romak”, thuhet më planin e menaxhimit”, deklaroi Zhupa.

Zjarr Tv Ad