Ina Zhupa “kundër” grupimit të Berishës: Do votojë për president emrin që sjell Rama, nëse është i djathtë

0
307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Ina Zhupa, është shprehur mbrëmjen e djeshme se do të votonte për president një emër që do të dërgohet në Kuvend nga mazhoranca, nëse është një person që i përket të djathtës.

Zhupa ju bashkua grupimit të Berishës ditë më parë, por kjo nuk e ka penguar që të deklarojë përfshirjen në proces, nëse emri për presidentin e ri vjen nga e djathta.

“Për mua personalisht, nuk kam asnjë kompleks, nëse mazhoranca e Edi Ramës sjell një emër të djathtë, qoftë një zonjë e djathtë, do e votoja! Nuk kam asnjë kompleks që e sjell Edi Rama apo që e firmos Ermonela Felaj.

Unë si Ina Zhupa, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, nëse vjen një kandidaturë që për mua plotëson të gjitha kriteret dhe profilin apo garancinë që do të ruajë institucionin e Presidentit dhe nuk do të bëhet vegël e mazhorancës, pra nuk ka profilin e të qenit vegël, nuk do të jetë noter i Edi Ramës, nuk kam kompleks që ta votoj”, u shpreh deputetja e PD në “Top Story”.

Zjarr Tv Ad