Ina Zhupa, kandidate për deputete e Partisë Demokratike ishte sot në qytetin e Sarandës nga ju ka bërë një denoncim ku shprehet se zyra elektorale e Partise Socialiste është ndërtuar në shkelje te Kodit Zgjedhor pasi ngjitur me të ndodhen edhe dy qendra votimi të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve.Cilatdo qofshin manovrat e PS -është shprehur ajo -,humbja me 25 prill është e pashmangshme.
“Ndodhemi përballe zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës.
Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijes ndodhet një tjetër qendër votimi.
Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.
I bëj thirrje KQZ që të reagoj dhe të ndërhyj me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.
Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të paintimiduar dhe të pavëzhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.
Cfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite.”-shkruan Ina Zhupa