Ina Zhupa: Veliaj po detyron punonjësit të shkojnë në shesh

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me Kongresin e Partisë Socialiste, që pritet të zhvillohet më 23 Mars, në orën 11:00, ku pritet konfirmimi i kadidaturave të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se ndërsa të shtunën kërkon një mandat të dytë për Tiranën, detyron punonjësit që të çojnë nga 5 persona secili në shesh.

Më tej ajo shprehet se ndonëse Veliaj erdhi me premtimin se do të ketë 0 ndërtime në Tiranë, në fund të mandatit rezultojnë të dhëna 390 leje ndërtimi. Po ashtu Zhupa ka publikuar një poster të cilin si i pari poster i vërtetë i Tiranës së këtyre 4 viteve.

Postimi i Ina Zhupës

Të shtunën Erioni Betoni kërkon një mandat të dytë per Tiranën që Duan Oligarkët dhe Mafia e ndërtimit!

Detyron punonjesit qe te cojne nga 5 persona secili me vete ne shesh per tu dukur qe ka mbeshtetje, nderkohe qe qytetaret e Tiranes e kane braktisur.

Nga zero ndertime ne Tirane si premtim elektoral, sot kemi numer rekord ndertimesh dhe kullash, duke arritur ne 390 leje ndertimesh per vitet e Veliajt ne krye te bashkise Tirane.

Sot Tirana i sherben xhepave dhe kullave te Shkelqim Fushes, i sherben komplekseve dhe kullave te Edmond Begos, i sherben kullave te ish pronarit te bixhozit Dajlan Avdia, i sherben xhepave te firmes se vajzes se kryeministrit, i sherben xhepave te nje grushti oligarkesh qe e kane kthyer betonieren ne simbolin e qytetit.

 

Zjarr Tv Ad