Inagurimi i bustit të Gjergj Kastrioti Skënderbeu/Kryemadhi shfaqet për herë të parë në publik pas disfatës në zgjedhje, krah Metës në Hungari

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në inagurimin e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest të Hungarisë.

Busti është një donacion i Bashkisë së Tiranës dhe është vendosur në në parkun qendror Városliget të Budapestit. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Postimi i plote i Ilir Metes: 

” Me shumë kënaqësi dhe emocion të veçantë, mora pjesë sot, me ftesë të Presidentit Ader, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me Prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

Ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës.

Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer tradicional historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen.”

Por ajo që bie në sy është se në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e presidentit Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kjo është shfaqja e parë publike e Kryemadhit që prej zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pasi partia e saj do të arrinte të siguronte vetëm 4 mandate, Kryemadhi u largua për një kohë të gjatë nga Shqipëria drejt SHBA-ve.

Zjarr Tv Ad