Inagurohet rruga në Kamëz me emrin e “Ismail Qemalit”, Meta: Meriton nderim!

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i Shtetit  shpreh vlerësimin e të qenit pjesë në vendosjen e emrit të Ismail Qemalit në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.

“Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.

Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad