“Inceneratorët”, Boçi: Të bëjmë gati kallëzimet penale

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarët e PD-së në Komisionin Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, njohur ndryshe si inceneratorët kërkojnë që të kallëzohen penalisht institucionet që nuk kanë kthyer përgjigje për informacionet e kërkuara. Nga 49 kërkesa për informacion që janë dërguar, vetëm 9 institucione nuk kanë kthyer. Luçiano Boçi kërkoi që të bëhen paditë e para, ndërsa Ermonela Felaj kundërshtoi, por Spaho tha se edhe durimi ka një kufi. Afati për 9 institucionet u la mbledhja e radhës.

Luçiano Boçi: I kam parë specialistët që vjedhin me specialistet. Ajo kontratë që është qepur aq mirë, ku kanë shkuar lekët?

Ermonela Felaj: Dua të them që institucionet nuk kanë pasur mundësi të dinë kush kanë qenë kërkesat tona dhe tuajat, pasi janë dërguar në emër të institucionet. Edhe në kemi përgjigje që nuk na ka ardhur. Sot nuk duhet të diskutojmë për përgjigjet, por vetëm kanë ardhur apo jo. KLSH e ka sjellë raportin, edhe SPAK, bashkia Tiranës, QKB, etj.

Dhurata Çupi: Shkresat e para janë dërguar në 12 nëntor, ka edhe disa ditë që të bëhet muaji, nëse institucionet do të kthejnë përgjigje pa paragjykuar. Të administrojmë provat që kanë ardhur brenda afateve ligjore më pas të gjejmë forma të tjera për t’i detyruar për të dhënë përgjigje nëse nuk japin.

Jorida Tabaku: Nëse kemi kërkuar me një shkresë kontratën koncesionare, komunikimin mes institucioneve dhe hapave të vendimmarrjes, mendoj se duhet ti vendoset në dispozicion këtij institucioni, këtij parlamenti. Unë do i kërkoj stafit, që të gjitha ata institucione që nuk kanë kthyer përgjigje, koha është pesë ditë dhe jo 30 ditë dhe besoj se ky komision brenda pesë ditësh duhet të merrte përgjigje. Përgjigjet më të rëndësishme nuk kanë ardhur akoma.

Helidon Bushati: Institucionet duhet të jenë seriozë me dokumentacionin që sjellin.

Luçiano Boçi: Dërgimi i një draft-projekti nuk ishte serioz, ne duam kontratën finale, se kjo ka të bëjë me formën se përmbajtjen e kemi në fazën e dytë. Mungojnë shumë përgjigje të shkresave tona. Si do i detyrojmë institucionet? Propozimi im është ti kallëzojmë penalisht. Ata mund t’i vonojnë përgjigjet. Kur do e fillojmë kallëzimin penal, tani që kanë kaluar pesë ditë nga kërkesa për përgjigjen apo në datë 12 Dhjetor, kur të bëhen 30 ditë? Se ndryshe ata do të gjejnë kleçka të tjera për të mos sjellë përgjigjet.

Ermonela Felaj: Nëse procedohet me kallëzim do të jetë vendimmarrje juaj, jo e jona. Afati 5 ditor që figuron në disa shkresa nuk është një afat që detyron cdo institucion dhe këtë po e them parimisht. Nga 46 shkresa vetëm 9 nuk kanë ardhur dhe pa u përmbushur afati 5 ditorë. Unë do ju ftoja që të mos e bëjmë këtë debat, ju bëjeni, por qëndrimi ynë është që nuk do të kallëzojmë asnjë penalisht.

Edmond Spaho: Edhe durimi e ka një kufi. Këto afate janë tejkaluar të gjitha. Ajo po presim deri në mbledhjen tjetër se nuk është ndonjë qamet i madh, por duhet ushtruar trysni. Zgjidhja e fundit ngelet ndjekja penale, sa kohë që afatet janë tejkaluar.

Jorida Tabaku: E konsideroj të papranueshme që kompania koncesionare të kthejë një përgjigje negative. Të presim deri në mbledhjen e ardhshme nëse institucionet nuk kanë kthyer përgjigje do të bëjmë gati kallëzimet.

Zjarr Tv Ad