Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka filluar këtë të hënë marrjen në pyetje të dëshmitarëve në lidhje me aferën e përpunimit të mbetjeve. Dëshmimtarja e parë që doli përpara anëtarëve të komisionit hetimor është Ariola Kodra, administratore e kompanisë “Integrated Energy”, që sot ka në pronësi inceneratorin e Tiiranës.
Marrja në pyetje nisi me debate mes kryetares së komisionit Jorida tabaku, dhe administratores së kompanisë, në lidhje me takimin e kësaj të fundit me Klodian Zoton Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin. Administratorja zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut, duke thënë se nuk e mbante mend takimin e fundit me nënkontraktorët e saj, Mirel Mërtili, Stela gugallja dhe Klodian Zoto.
Pjesë nga debati në komision:
Tabaku: Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me tre personat që përmendeëm Stela Gugallza, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?
Ariola Kodra: Komunikimet nuk kanë qenë të drejtëprejta sepse mbaheshin nëpërmjet punonjësve të shoqërisë që unë administroj
Tabaku: Kur ka qenë?
Ariola Kodra: Unë nuk jam e detyruar të komunikoj me çdo kontraktor pasi kam një staf që më suporton për këtë pjesë.
Tabaku: Kur ka qenë komunikimi i fundit që ju ose stafi juaj ju kanë sjellë mbi tre personat që unë përmenda që janë të tre nënkontraktorë të shooqërisë që ju administroni?
Ariola Kodra: Sa për pjesën e komunikimit tim ju përgjigja. Për stafin më lejoni të marrë informacion dhe t’ju përgjigjem zyrtarisht
Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj me këta shtetas?
Ariola Kodra: Sapo ju përgjigja pyetjes tuaj. Kam komunikime me ta, por jo personalisht përmes stafit që unë drejtoj.
Tabaku: Unë nuk e mora përgjigjen. Ju sa më pranuat që i njihni këta persona dhe jeni në marrëdhënie me ta. Ariola Kodra: Po kam nënshkruar kontratat e nënkontratimit
Tabaku: Kur ka qenë kontakti i fundit me ta, mund të ketë qenë para 5 vitesh kur ju kanë marrë në punë, thjesht po pyes kur i keni takuar për herë të fundit?
Ariola Kodra: Është një pyetje që nuk e kam memorizuar. Afatet e takimit nuk i kam të memorizuar
Tabaku: Unë dua t’ju kujtoj zonja Ariola Kodra se dëshmia e rreme ka penalitete për ju.
Ariola Kodra: Jam në dijeni të faktit dhe jam e gatshme t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve.