Mbledhja e Komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, është shoqëruar me debate dhe replika mes kryetares Jorida Tabaku dhe zv.kryetares Ermonela Felaj, si dhe anëtarëve të tjerë të tij.
Ndërkohë Felaj kërkoi që të respektohet kodi i etikës dhe e quajti fjalën e përdorur nga Tabaku “ta harrojnë”, një shprehje kërcënuese.
Partia Socialiste sakaq ka propozuar që Sekretarja e komisionit të jetë deputetja Antoneta Dhima.
REPLIKAT
Ermonela Felaj: Ti përmbaheshim fjalë për fjalë vendimit të Kuvendit për objektin e punës, objekti është më i gjerë se sa ai që u citua nga kryetarja. Ju mund të përqendroheni në hetimin dhe marrjen e informacioneve për ato cfarë përmendet por objekti i komisinit na lejon të kërkojmë info jo vetëm për inceneratorët por dhe për vend depozitimet që ishin të ngritura në mënyrë skandaloze në mos respektim total të ligjit në brigjet lumenjve dhe deteve dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore.
Edhe landfillet edhe inceneratorët janë implante për trajtimin e mbetjeve, duhet që edhe ju t’i pranoni këto kërkesa se këtë vendim ka marë kuvendi, do i qëndrojmë pavarësisht ku doni të përqendroheni ju.
Nëse duam të kuptojmë se cfarë bëhet me mbetjet në Shqipëri do duhet të shkojmë dhe në vendin ku këto inceneratorë e landfille janë ngritur e për të parë cfarë ndodh aty e jo për të gjykuar mbi bvazën e eltrave që na vihen përpara.
Nëse duam që ky komision të funksionojë të merremi vesh përgjithmonë, nuk duhet të pengojmë njëri tjetrin, gjithmonë duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.
Jorida Tabaku: Më vjen mirë që keni vendosur zonjën Antoneta Shima që është në inceneratorin e Fierit që nuk ekziston mund të shkojmë të verifikojmë ligjshmërine e aktitivietit.
Ne kemi bërë një kërkesë për këtë komision hetimor, ju e keni ndryshuar që të binim dakort për këtë. Jemi të gatshëm të shohim edhe ato elementë që gjykoni por ta harrojë kush që ky komsion do bëhet zyra e propoagandës së kompanisë së inceneratorit të mbetjeve.
Ermonela Felaj: Zonja Tabaku
Jorida Tabaku:: Zonja Felaj nuk ju ndërpreva
Ermonela Felaj: Vetëm për sjelljen se e keni përsëritur disa hërë këtë shprehjen kërcënuese dhe është e pavend
Jorida Tabaku:Tabaku: Kur të përfundoj unë. Ta harrojë kush që ky komision do të bëhet mburojë për afera kriminale, do bëjmë cdo gjë që na ka caktuar Kuvendi, por ta harrojmë që do jemi fasadë neve për kontra 400 mln euroshe dhe do shërbejmë ne si zyrë PR për këtë komision.
Ermonela Felaj: Kuvendi ka një kod etik dhe një kod sjellje që është i detyrueshëm për tu zbatuar nga ne. Minimumi fillo nga sjellja për kundrejt njëri tjetrit. Askush nuk ka të drejtë këtu të paragjykojë asnjë anëtar komisioni se do bëhet kështu apo do bëhet ashtu. Po paragjykoni ju në fjalën tuaj dhe disa herë, s’është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na e impononi ne.
Belind Këllici: Nëse ju mendoni se do i didhni sy qytetarve do bëni politikë këtu , propagandë, është tentuar për vite te censurohet kjo cështje, kësaj cështje opozita do i shkojë deri në fund, harrojeni ju se këtu mund të bëhet propagandë me këtë aferë që rëndon të ardhmen tonë për 30 vite.
Jorida Tabaku: Jo fjalën e jap unë
Ermonela Felaj: Dakort ju jepni fjalën po kini parasysh që ka një rregullore të kuvendit dhe kur dikush të akuzon që ju gënjeni do të thotë që shpif e unë kam të drejtë të marr fjalën
Jorida Tabaku: Ju lutem unë e kuptoj që cështja është shumë e nxehtë, që do ketë shumë debate por përpiqemi të mbahemi në rendin e ditës.
Ermonela Felaj: Fjala për replikë jepet menjëherë. E siguroj zotin Këllici e cdo zonjë e zotëri këtu që nuk e kam ndërtuar karrierën time duke gënjyer, apo duke bërë dicka tjetër më keq akoma. Ne do i shohim të gjitha ato që kanë ndodhur, landfillin e Bajkajt, landfillin sanitar të Maliqit që mbulon zonën e mbetjeve të Korcës, inceneratorin e Elbasanit, Porto Romanon që u mbyll si i rrezikshëm.
Jorida Tabaku: Me ofenduat dhe nuk iu përgjiga replikës.
Ermonela Felaj: Jo nuk ofendova askënd
Jorida Tabaku: Ju lutem, ja thoni deputetes që e ka mbajtur veten më shumë në këto 9 vite , kju lutem fikni mikrofonin.
Ermonela Felaj: Do shoihm inceneratorët, unë jam nënkrytare e këtij komisioni dhe ju s’mund ta vijoni këtë mbledhje duke mos dashur të dëgjoni.
Jorida Tabaku: Jo në mënyrë absolute
Ermonela Felaj: Fjalën e mora se më takonte e po përpiqem t’ju bëj të më dëgjoni. Të gjitha do shkojmë ti shohim.
Jorida Tabaku: Meqë më kujtuat etikën jeni zv kryetare e Kuvendit dhe kur e kërkojmë fjalën jashtë procedures për replike ju ma ndërpreni fjalën në kuvend e ka ndodhur jo më larg se dy seanca më parë, respektoni etikën, do shkojmë në gjithë vendet që ju doni, por e përsëris objektit të këtij komisioni nuk i shpëton dot askush.
Diskutimi per Rregulloren
Tabaku: Kemi rënë dakort ne bashkë për rregulloren që do të jetë e njëjta rregullorja…
Felaj: Jo me mua nuk keni rënë dakort ju për këtë gjë fjalë për fjalë kemi rënë dakort që do prisnim komisionin parlamentar per rregullore. Kerkuam kohe nese mund ti bejme ndonje ndryshim, por mund edhe te mos i bejme fare. Ska asgje te tepruar ne kete qe po themi, asnje komision parlamentar diten e pare te kete miratuar rregulloren.
Tabaku: E kuptoj qe ky komision, do ket te njentin fat si komisikoni i gjedhjeve sa i perkete miratimit te rregullores. Shpresoja ta kishim thyer ate mit qe nuk miratohet rregullorja diten e pare.
Ne patëm një votim këtu, e hodha për votim duke pasyur parasysh që ju jeni një juriste e respektoni procedurën besoj që me forcën e numrave ne këtu nuk arrijmë asgjë, keni të drejtë, nëse po i hetojmë sot inceneratorët është se ndodhemi në opozitë, të ishim në kushte të tjera do ishin para drejtësisë të gjithë personat që ne duam të thërresim. Nuk doni të procedojmë me rregulloren, s’dua të procedojmë në mënyrë të njëanshme. E kuptoj dhe arrogancën e numrave dhe të imponimit por besoj që në këtë komision hetimor përvec rregullores gjërat e tjera ne do i zgjidhim secila palë më vete, unë dua të kemi një dakortësi e propozoj që nga ana jonë Dhurata Cupi të ndjekë cështjen e rregullores, ju mund të propozoni dikë, të mblidhemi sërish pa e shtyrë punën e komisionit hetimor.
***
Tabaku: Mund të biem dakort meqë kemi ndryshim në rendin e ditës për afat kohor sa kohë do dojë rregullorja të ndryshohet? Unë mendoj që 48 orë janë të përshtatshme
Felaj: Ne të premten kemi ditën më të parë për tu mbledhur.
Tabaku: Faleminderit që ramë dakort për të mos rënë dakort për rregulloren dhe që do vijojmë me diskutimet dy relatoret. Kisha shpresuar që mund ta kalonim këtë ngërc e kuptoj mosdëshirën për të vazhduar hetimin, pavarësisht kësaj plani paraprak i hetimi u është vënë në disozicion, nuk është përfundimtar.