Inceneratorët, Vasili letër Ujësjellës Kanalizime Tiranë: Jepni informacion për tederat e fituar nga kompania e Klodian Zotos

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, vijon denoncimet për aferën e inceneratorëve. Vasili shkruan në “Facebook” se i është drejtuar me një letër zyrtare Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke i kërkuar informacion lidhur me tenderat për matësa të fituar nga kompania ITS, me aksioner kryesor Klodian Zoton.

Postimi i Vasilit:

Ne vazhdim te zbulimit te oktapodit te inceneratoreve!((Dokumenti)

I jam drejtuar me leter zyrtare Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te Tiranes ku i kerkoj informacion lidhur me tendera per matesa te fituar nga kompania ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton e inceneratoreve.

Eshte e qarte, por po qartesohet edhe me mire se oktapodi i inceneratoreve ka shtrire kembet gjithandej ne parate publike, qe administron rilindja.

Keto do te ishin te tjera fakte renda qe lidhen me oktapodin e inceneratoreve, pas faktit kur Bashkia e Tiranes dhe Qeveria, te cilat ne shperdorim flagrant te detyres dhe te interesit publik lane peng token shteterore dhe pronat, qe Kompania e Inceneratoreve te merrte 8 milion euro kredi nderkohe, qe ishte nen hetim nga SPAK.

Apo kur Bashkia e Tiranes mori 12 automjete per perdorim nga Kompania e Inceneratoreve te Tiranes me sebepin e pandemise, kur kjo kompani s’kishte asnje lidhje me shitjen apo dhenien me qira te automjeteve.

Shpresoj qe keta te Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te jene te sinqerte ne pergjigjen e tyre, per te miren e tyre dhe te interesit publik!

Zjarr Tv Ad