Inceneratorët, Xhixho: “Teatri” i 17 majit vijon në Komisionin Hetimor

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erisa Xhixho, deputete e LSI, ishte e ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku foli për aferën e inceneratorëve. Ajo u shpreh se nuk ka pritshmëri nga Komisioni Hetimor, por nga SPAK, aty ku LSI ka depozituar prova.

“Ne do të jemi deri në fund për të zbardhur këtë aferë korruptive. Shqiptarët presin drejtësi, po ashtu si edhe ne”, tha Xhixho.

Me tej, Xhixho u shpreh se teatri i 17 majit vazhdon në komisionin Hetimor për inceneratorët.

“Që pas 25 prillit, marrëdhënia e Bashës me Ramën, ajo marrëveshje e 17 majit, duket se vazhdon ende. Asnjë shqiptar nuk ka dyshim sesa i duhet një opozitë e vërtetë vendit. “Teatrit” i 17 majit vazhdon. Këta janë persona në funksion të asaj marrëveshje. Unë shpresoj që drejtësia të veprojë dhe të çojë pas hekurave politikanët e korruptuar”, tha Xhixho.

Zjarr Tv Ad