Inceneratori i Tiranës pa incenerim, Veliaj: Qytetarëve nuk u intereson!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbrojtur inceneratorin e Tiranës gjatë një emisioni televiziv këtë të enjte.

Erion Veliaj ishte zyrtari që i dha dritën jeshile projektit të shndërruar në një koncesion të majmë që tanimë ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa bashkë me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, cilësohet si një ndër aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit.

Kontrata me kompanisë “Integrated Energy BV” dhe Ministrisë së Mjedisit parashikon që në landfillin në Sharrë, të bëhet dhe incenerimi i mbetjeve për një tarfië 29 euro/ton mbeturina. Incenerim nuk ka, siç faktoi një raport i KLSH-së vitin e kaluar e më pas disa filmime me dron disa ditorë – një iniciativë e PL-së.

Por, për Veliaj kjo “nuk ka rëndësi për qytetarët”. Kështu u shpreh ai në emisionin “Now”, në Euronews Albania.

Ai tha se e rëndësishme për qytetarët është që Tirana, sipas tij, tani është më e pastër.

Pra abuzimi që po bëhet me mosplotësimin e kushteve të kontratës nga inceneratori i Tiranës, s’paska rëndësi për qytetarët?! Deklaratë e çuditshme, aq më tepër e thënë nga një kryetar bashkie.

Veliaj po ashtu u kujdes që të përjashtonte çdo përgjegjësi penale për këtë çështje. Ai tha se puna e bashkisë është t’i “çojë mbetjet te trau (i landflillit), ndërsa punën tjetër e ka koncesionari”.

“Cili është në kërkim dhe kush është pronari s’është problemi im”, tha Veliaj.

“Ka një supervizor privat, sot është në burg, se ai duhet ta kontrollonte. Kontratën ka detyrë supervizori ta monitorojë. A është Tirana më e pastër? A paguajmë më pak, kaq i intereson qytetarët”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku u shpreh dhe kundër ndërprerjes së kontratës me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës, duke argumentuar se çështja rrezikon të shkojë në Arbitrazh duke sjellë pasoja financiare për vendin./BoldNews

Zjarr Tv Ad