Incident në mitingun e Ramës në Dibër/ Qytetari thërret ‘Rama ik’, kryeministri bllokohet: ‘Po po do iki’

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident i pazakontë ka ndodhur në takimin elektoral të Edi Ramës në Dibër, aty ku po prezantohej kandidatura e Dionis Ymerajt. Në fillim të fjalës së tij para të pranishmëve, një qytetar ka thirrur me të madhe parrullën e protestave të opozitës “Rama ik”.

Kjo thirrje ka krijuar pështjellim të madh tek Edi Rama, i cili e ka humbur toruan dhe u desh pak sekonda të rifillonte fjalimin ndërsa i është përgjigjur qytetarit me shpoti: “Po po do iki”.

Një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi të çdekretojë datën e zgjedhjeve, ndërsa shefi i mazhorancës ka kaluar në kundërsulm duke pretenduar se zgjedhjet do të bëhen pavarësisht qëndrimit të kreut të shtetit.

Madje Rama ka shkuar edhe më tej sot gjatë takimi elektoral në Burrel kur ka paralajmëruar nismëm për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

 

Zjarr Tv Ad