Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një pushues rumun është dëmtuar rëndë ditën e sotme në det pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Ksamilit.
Panorama.al mëson se Catälin – Dumitru Macanu 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve.
Më pas ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi 6 ditë më parë ku një pushues nga Tepelena pësoi dëmtime pas hedhjes me kokë në det.