Incident në setin e “Fast & Furious”, dublanti i Vin Diesel në koma

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një tragjedi e re ndodhi në setin e filmit serial “Fast & Furious”, pas vdekjes së protagonistit Paul Walker në 2013-n për shkak të një aksidenti me makinë.

Dje, në setin e serisë së nëntë, Joe Watts, dublanti i Vin Diesel, ra me kokë nga një lartësi mbi 9 metra.

Motorristi u shtrua urgjent në spital në kushte shumë të rënda shendetësore dhe është në gjendje kome.

Sipas  “The Sun” aktori që ishte i pranishëm në kohën e aksidentit “shpërtheu në lotë dhe është nën shock”.

Xhirimet u ndërprenë menjëherë dhe një burim tha për tabloidin anglez se  “Vin Diesel u pa në set disa sekonda pas tragjedisë. Ishte zverdhur, nën shock dhe me lotë në sy. Ai pa çfarë ndodhi”.

Përmes  Facebook-ut, e fejuara e djalit, Tilly Powell, bëri të ditur se “kushtet shëndetësore janë të pandryshueshme dhe është monitoruar gjatë gjithë natës. E dua shumë dhe zemra ime është e shkatërruar. Familija e tij dhe miqtë janë pranë tij për ta ndihmuar të përballojë të gjithë këtë “.

 

Zjarr Tv Ad