Incidenti në qendrën e votimit/ Reagon kryebashkiaku i Fierit, Subashi: Si mund të bëhet votim partiak në zyrat e njësisë vendore?! Veprova menjëherë…

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luan Baçi denoncoi incidentin në qendrën e votimit të degës së PD në Fier, ku tregoi se policia bashkiake me urdhër të Armando Subashit kishte penguar vijimin e procesit të votimit.

Pas kësaj, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Votimi i referendumit për shkarkimin e Bashës po mbahej në zyrat e Njësisë Vendore dhe ai thotë se nuk ishte në dijeni, por sapo u konstatua u morën masat e menjëhershme dhe Policia Bashkiake pezulloi votimin. Sipas tij, të hënën do të bëhet një analizë e detajuar mbi këtë situatë dhe nëse është e nevojshme do të merren masa administrative.

“Po si mund të bëhet votim partiak në zyrat e njësisë administrative?!! Është njësoj sikur votimi në Fier të kryhej tek zyrat e bashkisë. Të hënën do analizohet si ka ndodhur, do nxirren përgjegjësitë konkrete dhe po qe nevoja do merren edhe masat konkrete administrative. Unë sapo rashë ne dijeni veprova menjëherë”, tha Subashi.

Zjarr Tv Ad