Në një njoftim policia sqaron se “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike”.
Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:
Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vëndëqëndrimit fillestar.
Policia thotë se pas ndërhjes, bëri menjëherë kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:
- A. Gj. 18 vjeç, banues në Tiranë
• D. B. 37 vjeç, banues në Tiranë
• B. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
• I. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
• A. V. 31 vjeç, banues në Tiranë
• L. P. 20 vjeç, banues në Tiranë
• D. D. 18 vjeç, banues në Tiranë
• K. Sh. 18 vjeç, banues në Tiranë
• H. H. 21 vjeç, banues në Tiranë
• O. H. 18 vjeç, banues në Tiranë
• K. M. 18 vjeç, banues në Tiranë
• L. Zh. 22 vjeç, banues në Tiranë.
“Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa:
- gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.
- gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.
“Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018”, thotë policia.
Ndërkohë vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
Sqarojmë se për për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana.