Indeksi i Çmimeve të Konsumit Nëntor 

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2018, arriti 104,8 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2018 është 1,8 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2018, krahasuar me Tetor 2018, është – 0,2 %. Fig. 1 Ndryshimet vjetore të Indeksit të çmimeve të konsumit (%).

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,80 pikë përqindje, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga +0,64 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar respektivisht me -0,02.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,0 %, “Transporti” me 2,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,8 % “Komunikimi” me 0, 6%, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me -1,0 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 15,2 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 2,0 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,2 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 0,9 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “fruta” u ulën me 1,4 %, pasuar nga “peshk” me 1,3 %, etj. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2018, grupi “Argëtim dhe kulturë” u ul me 1,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %, “Transporti” me 0,5 %. Ndërsa, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” u rrit me 0,3 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %,“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 0,1 % secili.

 

Zjarr Tv Ad