Indi, 36 të vdekur nga një aksident hekurudhor

0
673
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se ekipi i të vdekurve mund të rritet.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore.

Treni ekspres ka dalë nga shinat pranë stacionit të Kunerit, rreth 30 km jashtë qytetit Raigarh. Skuadrat e shpëtimit janë përpjekur të asistojnë sa më shumë njerëz të ishte e mundur.

Ndërkohë, në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një grup mjekësh, të cilët u përkujdesën për të plagosurit. Hetimet mbi shkakun e kësaj ngjarjeje janë në vazdim, ndërkohë që zyrtarë të hekurudhave indiane pohojnë se shinat e trenit ishin dukshëm të dëmtuara në disa pjesë.

Hekurudhat indiane, të ndërtuara gjatë periudhës koloniale, kanë një rekord jo të mirë sigurie – rezultat i dekadave të tëra të mungesës së investimit dhe përpjekjeve për të mbajtur çmime sa më të lira për 23 milionë pasagjerët që e përdorin këtë rrjet udhëtimi çdo ditë.

Në aksidentin e fundit më të madh, 150 persona humbën jetën, kur një tren doli nga shinat në Uttar Pradesh. India ka regjistruar mbi 27.500 vdekje të shkaktuara në hekurudha në 2014, viti më i fundit për të cilin janë bërë publike edhe shifrat zyrtare të viktimave që kanë rënë ose janë goditur nga trena në lëvizje.////

Zjarr Tv Ad