India ndalon cigaret elektronike, gjoba dhe burg për shkelësit e ligjit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ndia ka vendosur të ndalojë cigaren elektronike sepse rrezikon shëndetin, njoftoi sot ministrja federale e Financave Nirmala Sitharam.

”Kabineti federal ka miratuar një rregullore për të ndaluar prodhimin, fabrikimin, importin, eksportin, transportin, shpërndarjen, shitjet dhe reklamimin e cigareve elektronike”, tha Sitharam.

Ky ndalim përfshin fabrikimin dhe prodhimin e produkteve të ngjashme.

Aktualisht cigaret elektronike nuk prodhohen në Indi, por importohen ose grumbullohen atje.

”Shkelësit e këtij rregulli për herë të parë mund të përballen me burgim prej një viti dhe me gjobë 100 000 rupi (1 404 dollarë).

Zjarr Tv Ad