Një emigrant shqiptar në Gjermani, është acaruar nga padrejtësitë, abuzimet dhe zhvatjet që vazhdojnë t’i bëhen nga shteti, shqiptarëve, familjes, të afërmve që jetojnë këtu. Ai i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin ka shprehur indinjatën e tij duke u nisur nga një shembull i vetëm: çmimi i naftës.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e tij me këtë shënim: “33 cent më lirë nafta në Gjermani se në Shqipëri. 8 herë më e lartë rroga minimale në Gjermani se sa në Shqipëri! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!”
Përshëndetje zoti Berisha!
Jam F.G. nga Kukësi. Duke u kthyer nga puna në shtëpi, u futa në një karburant për ta mbushur makinën me Diesel.Siç po shikon zoti Berisha, Diesel në Gjermani është 1.17 euro. Në Shqipëri zoti Berisha, përafërsisht shkon në 1.50 euro.
Domethënë zoti Berisha, 33 cent më lirë Diesel në Gjermani, kur rroga minimale këtu është 1500 euro në muaj.
Në Shqipëri, punë pothuajse nuk ka fare dhe nafta kushton 33 cent më shtrenjtë.