Indonezi/ Godet cunami, humbin jetën 168 persona

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Të paktën 168 persona kanë humbur jetën dhe 745 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 33 janë shpallur të zhdukur, si pasojë e një cunami që ka goditur Indonezinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se cunami mund të jetë shkaktuar nga një rritje jonormale e baticës, për shkak të hënës së re dhe një rrëshqitjeje dherash nënujor, aktivitete të ndodhura pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”.

Indonezia është një prej vendeve më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën, duke e bërë këtë zonë të prekshme nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme të botës. Lëkundje të cilat pasohen edhe nga valë të mëdha që shkaktojnë tragjedi.

Zjarr Tv Ad