Indonezia goditet sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm, ja sa ballë ishte

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë i shkallës Rihter goditi provincën e Sumatrës Veriore të Indonezisë.

Siç bëhet e ditur nga Agjencia e Meteorologjisë dhe Gjeofizikës në këtë vend, tërmeti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Niasit Jugor, në një thellësi prej 11 kilometrash nën shtratin e detit.

Nuk ka raportime për viktima dhe nuk janë lëshuar paralajmërime për cunam.

Zjarr Tv Ad