Indrit Sefa i PD: Kandidatët e “Bashkë Fitojnë” kanë pasur komisionerët tanë, të dalin e të deklarohen po kanë burrni!

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Indrit Sefa, sekretari ligjor në PD u kërkoi kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, Bardh Spahia e Luciano Boçi të shprehen publikisht për pretendimin se nuk kanë pasur asnjë komisioner në zgjedhje.

E mohoi dhe tha se të gjithë kanë pasur në dispozicion gjithë emrat e PD zyrtare. Ata i kanë propozuar dhe degët lokalë i kanë miratuar. Sefa tha se të dalin kandidatët të flasin, e mos tia lënë në gojën e Berishës.

“Të dalin kandidatët po kanë burrni të thonë se nuk kanë pasur komisionerë. Në 47 bashki, ta jap unë me garanci që të gjithë kanë pasur komisionerë, numërues dhe deri në KZAZ. Sepse e kanë marrë nga degët lokale të PD dhe sigurisht edhe unë kisha dijeni. E them këtë me garanci të plotë. Dhe të mos dalë të flasë Berisha. Por të dalin ta thone kandidatët vetë. Të dalë Luciano Boçi, të dalë Bardh Spahia apo Igli Cara. Të dalin dhe të flasin.

Është e vetmi koalicion që ndërkohë që në KQZ nuk donte të vendoste emrin e drejtuesit të koalicionit, sepse e bënë vetë ata. Nuk sollën emra, dhe ne madje e kundërshtuar. U thamë se kjo gjë nuk shkon dhe më pas u kujtuan dhe vendosën emër. Nuk bëhet kjo punë kështu në shtetin e së drejtës” tha Sefa.

Zjarr Tv Ad