Infantino konfirmohet në presidencën e FIFA-s: Mora një organizatë kriminale, e ktheva në të besueshme

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino pranoi se trupi botëror i futbollit ishte pothuajse një organizatë kriminale kur mori detyrën në 2016.Infantino zëvendësoi Sepp Blatterin si president tre vjet më parë dhe është rizgjedhur sot për katër vite të tjerë.

Askush nuk flet në lidhje me korrupsionin apo skandalet më. Tani të gjithë flasin për futbollin. Ne kemi qenë pothuajse një organizatë kriminale në të kaluarën, një mbetje toksike që i kushtonte futbollit. Futbolli duhej të kthehej në FIFA dhe ne e kemi bërë këtë në tre vite e katër muajt e fundit. Dhe kjo është në sajë të juve. FIFA është bërë një organizatë e besueshme dhe profesionale.” -u shpreh Infantino përpara se të fitonte presidencën e dytë në krye të FIFA-s.

Infantino mori drejtimin e FIFA-s në mënyrë unanime pasi mori besimin e 221 Federatave pjesë e Institucionit më të madh të futbollit në botë.

Zjarr Tv Ad