Infektohet me COVID-19 edhe nënkryetarja e bashkisë Shkodër

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej mesit të javës numri dy i bashkisë Shkoder Emilia Koliqi nuk ka dalë në punë, pas shfaqjes së shenjave të para të sëmundjes. Sipas të dhënave, ajo mendohet të jetë infektuar gjatë kontakteve të punës në terren, e po ashtu edhe polici bashkiak, personi i dytë pozitiv brenda bashkisë. Rastet e tjera të 11 personave të konfirmuar në Shkoder gjatë 24 orëve të fundit janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm dhe në një fasoneri. 155 ka shkuar numri i pacientëve aktiv në Shkoder, ku 143 ndodhen në kushte shtëpie, 10 në spital dhe 2 në terapi intensive. Prej nisjes së pandemisë nga 2216 testime të kryera në qarkun Shkoder, pozitiv kanë rezultuar 351 shtetas, prej të cilëve 189 janë shëruar, 7 e kanë humbur betejën me virusin dhe 155 janë persona aktivë. Në rrethin e Pukës 3 rastet janë në qytet dhe dolën nga 6 mostrat e marra në 24 orët e fundit. Nga 30 rastet që ka aktivë Puka, edhe dy pacientë u shtruan me urgjencë në spitalin infektiv për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Mes të infektuarve janë 4 personel mjekësor, 1 mjek dhe 3 infermier që ndodhen në kushte shtëpie. Në total nga nisja e pandemisë në këtë rreth janë 44 raste, ku hartës i është shtuar ditët e fundit edhe Fushë Arrëzi një zonë që ishte më herët e paprekur.

Zjarr Tv Ad