Infektohet me COVID 19 mjeku i spitalit të Fierit: Simptomat prej 7 ditësh Dyshimet se ku u infektova

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i Spitalit të Fierit Gjergji Kaci nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se është i infektuar me COVID 19. Mjeku përshkruan dhe simptomat të cilat i kanë nisur prej thuaj një jave, ndërsa shprehet se është infektuar gjatë ditëve të pushimit. Gjithashtu ai u ka kërkuar falje kontakteve të tij të ditëve të para, kohë kur nuk dyshonte se ishte i infektuar.

Statusi i plotë:

Te dashur miq!
Sapo u njoftova nga institucionet shendetesore te shendetit publik te Fierit, se rezultoj pozitiv ne testin e Coronavirusit SARS/Cov-19.

Shenjat klinike i kam prej gjashte-shtate ditesh. Ekzaminimin e tamponit e kam kryer para tre ditesh. Gjendjen shendetesore, momentalisht e kam te stabilizuar, me veshtiresi te lehte deri lehtesisht te moderuar, vecanerisht ne oret e darkes.

Dua te falenderoj jashte mase nga zemra, ata kolege e dashamires, qe me kane qendruar afer, qe ne fillimet e kesaj historie, e cila besohet te kete filluar gjate periudhes se pushimeve te mia.

Kerkoj ndjese me perulje ndaj te gjitheve, te cilet me pa dashje, mund t’i kem krijuar stres nga kontakti me te ditet e para! Shume…shume FALJE!!!…

Do te doja te falenderoja pa mase, te gjithe qe me keshillat e fjalet e mira, me kane mbeshtetur dhe kurajuar. Nje falenderim te vecante per nje koleg, te cilin do ta permend nje moment tjeter me emer, per keshillat e vazhdueshme mjekesore dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me ka ofruar!

Zoti qofte me te gjithe, te na i beje te lehte ne te semureve dhe te ruaje cilindo prane nesh e ne gjithe boten!

Zjarr Tv Ad