Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë së Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) është prekur nga COVID 19.
Mësohet se Bino është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë prej ditës së premte.
Shefja e Epidemiologjisë prej disa ditësh është me temperaturë teksa kolegët po përpiqen ta mbajnë gjendjen e saj shëndetësore të stabilizuar.
COVID-19 e ka treguar se nuk pyet as për moshën dhe as për statusin e personit që prek.
Urojmë që Bino ta kalojë sa më lehtë prekjen nga COVID dhe të rikthehet në krye të detyrës me profesionalizimin që e ka karakterizuar gjatë gjithë këtyre muajve, nga fillimi i pandemisë.