Një lajm i trishtë vjen nga bluzat e bardha, ku një 30-vjeçar apelon për ndihmë tek të gjithë shqiptarët, pasi rrezikon që të humbasë këmbën e tij, për shkak të një sëmundje të ligë.
Eriseldi, infermier pranë Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT, ka hequr këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gjakut, si dhe të këmbës tjetër dhe barkut.
Mjekët në Itali, i kanë këshilluar ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gjakut, sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që mos t’i rrezikohet jeta. Tani të gjithë kolegët po apelojnë për ndihmë.
“Ai është një djalë plot energji dhe profesionist i devotshëm në një shërbim të vështirë, ku hallet e fëmijëve me diagnoza të tilla e bëjnë atë dhe më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Optimizmi i tij për jetën dhe profesionin më bëri ta admiroj atë djalë. Secili nga ne është i rrethuar nga hallet dhe problemet e përditshme, ku dikush më pak dhe dikush më shumë. Faleminderit shumë të gjithë njerëzve dhe kolegëve që më kanë shkruar për ta ndihmuar Erin. Në halle dhe probleme t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Zoti i dhëntë forcë Erit që ta përballojë këtë problem shëndetësor! Ai dhe ne jemi bashkë për të”, shkruan një prej kolegëve të tij.
ERISELDI TELHALLARI, IBAN:AL93202110750000000021163311
Nr. tel: 069 313 3503