Infermieries me simptoma të Covid nuk i bëhet testi, Spahia: Vetëm 5 tampone në gjendje për Shkodrën

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, akuzon Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, se ka vetëm 5 tampone në gjendje për Shkodrën.

Sipas tij, është e papranueshme fakti që një infermiereje të patologjisë nuk i bëhet tamponi edhe pse ka simptoma të Covid-19.

Postimi i Spahisë në Facebook

”Ogerta, vetem 5 tampone gjendje per shkodren ?????

Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????

Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?

A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?

Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????”

Zjarr Tv Ad