‘Inflacioni është kancer’/ Idrizi: Kriza tregoi se Shqipëria nuk ka një model të qartë ekonomik

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij në kuvend u shpreh se Shqipëria renditet në një nga vendet më të varfra në Europë.

Shpëtim Idrizi: Ky është një moment i rëndësishëm se do ndikojë në ekonominë e vendit. A është buxheti më i mirë apo më i keq? Varet nga fanella që kemi veshur në sallë. Thelbin duhet ta kthejmë se kush është modeli ekonomik i Shqipërisë, avantazhet dhe disavantazhet. A kemi ne një model të tillë? Thelbësor është se sa zgjidh problemet e ekonomisë shqiptare, ne mbetemi një nga vendet më të varfra në Europë.

Sot jemi në kushtet e një krize, kemi një inflacion që është kancer i ekonomisë. Meqë familjet shqiptare harxhojnë për ushqimet, kjo krizë godet fort në cdo familje. Lufta nxori në pah rritjen e cmimeve. Ekonomia jonë është e varur nga importi, kriza tregoi se ne nuk kemi një model të qartë ekonomik. Kriza është një oportunitet i madh për ekonominë tonë. Shumë qeveri po e ndryshojnë strukturën e ekonomisë. Duhet ta bëjmë sot se nesër është vonë. Na duhet një model prodhimi i ndikuar nga prodhimi vendas.

Zjarr Tv Ad