Inflacioni i janarit 1.9 %, rritja dedikohet tërësisht çmimeve të larta të perimeve të stinës

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inflacioni në muajin janar arriti në 1.9 për qind, ky është ndryshimi më i lartë që nga nëntori i vitit 2018. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7%. Siç shihet nga të dhënat INSTAT rritja inflacionit këtë muaj dominohet nga ndikimi i çmimeve te larta të perimeve të stinës.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,62 pikë përqindje, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje. Rritja e përgjithshme e çmimeve u dominua në më shumë se 90 për qind nga rritja e çmimit të ushqimeve.

Këtë dimër tregu hasi në vështirësi për tu furnizuar me prodhime vendase të stinës. Për shkak të humbjeve që pësuan vitin e kaluar, fermerët reduktuar sipërfaqet për kultivimin e preshit, qepës, patates etj. Mungesa e prodhimit çoi në rritjen e çmimeve që për disa perime dhe zarzavate të dimrit ishin 2-3 herë më të lartë se vitin e kaluar. Një kilogram qepë ose presh u shite nga 100-130 lekë për kilogram nga 30-50 lekë për kilogram vitin e kaluar.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Janar 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 % secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, “Komunikimi” me 0,4%, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,8 % pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 36,3 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,3 %, “peshk” me 1,0 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “fruta” u ulën me 8,2 %, pasuar nga “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6 %, “bukë dhe drithra” me 1,5 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2018, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,6 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %.

Zjarr Tv Ad