Inflacioni i matur sipas Eurostat, 7.2 % në korrik

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I matur me metodologjinë e Eurostat, inflacioni në Shqipëri për muajin korrik rezultoi 7.2% ose 0.3% me pak se, matjet nga metodologjia kombëtare.

Kështu ka raportuar Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili thotë se ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin korrik 2022 është 7.2%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 14.5% u vërejt në grupin “Transport”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12.4%.

Inflacioni i muajt që lamë pas ishte në mesataren e Eurozonës 9.8%.

Estonia dhe Letonia raportuan normat më të larta të inflacionit në Evropë me 23 dhe 21 % secila.

Nga ana tjetër Islanda dhe Malta raportuan normat më të ulëta të rritjes së çmimeve me .,1% dhe 6.5%.

Referuar të dhënave, Shqipëria renditet në mesin e pesë vendeve me inflacionin më të ulët. Në muajin qershor, inflacioni mesatar në Evropë ishte 9.8%.

“Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE)”.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së.

Të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të dytë brenda pak muajsh normën bazë, duke e çuar atë në nivelin 1.25%, në një përpjekje për të luftuar inflacionin, që është në nivelet më të larta të 20 viteve të fundit.

Zjarr Tv Ad