Influencë e padrejtë në proces? Kandidati i primareve: Nuk ua kërkoj votën as me miq e as duke u premtuar vende pune

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në garë për primaret e Partisë Demokratike janë shtatë kandidatë, por vetëm njërin do të zgjedhin demokratët, për t’i përfaqësuar në betejën për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës.

Një prej tyre është edhe Fatmir Merkoçi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, ngre shqetësimin se përveç garës së ndershme mes kandidatëve demokratë, mund të ketë edhe influenca të tjera.

Ai thotë se votën e demokratëve e kërkon drejtpërdrejt, jo me “sms”, apo “duke dërguar njerëz” e “duke thënë se është miku i filanit”. Merkoçi në fakt shkon edhe më tej duke shkruar se ai vetë nuk u premton njerëzve “vende pune” në këmbim të votës.

Postimi i plotë i Merkoçit:

Të nderuar anëtar të P.D.

Në këto primare, kam hyrë me propozimin e antarve të PD Dega 9. Nuk jam as banor e as struktur e kësaj dege Vlersova rrespektin dhe vlersimin e demokratve

Do vazhdoj garën sipa parimit të primareve, Gjatë prezantimit në degët e Tiranës. Kam shpalosur vetëm vlerat, kontributet e mija pasi, në garë brënda Partisë ky është parimi bazë i të djathtës konservatore.

Nuk bëj garë me parimet e së majtës. Ndaj votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se. Kështu është orjentimi i qëndrës, as se është miku i filanit, as me premtime për vënde pune.

Unë besoj tek e djathta konservatore, ndaj mbi bazën e këtyre parimeve, ju them. Më jepni votën, t’jua kthej në firore

Unë nuk kam çmim, nuk shitem e blihem. Nuk shkem mbi parimet e mbi mundin, djersën, sakrificën e demokratve.

Mua më njihni në sheshe, protesta mes jush kam qënë e me ju po Aty do jem.

Nëse besoni e doni të djathtën, unë jam në fushë. Votoni sipas vullnetit T’uaj

Vetëm nesër, mos u bëni pishman për votën e hedhur nga dora juaj

Faleminderit

Zjarr Tv Ad