“Iniesta shpëtimtar jasht fushave të blerta

0
0

Nëse prisni një histori pa lot, atëherë mos vazhdoni të lexoni. Luis Maria Diez Picazo ishte një mes miliona spanjollësh që natën e 11 korrikut më 2010 dolën në rrugë për të festuar arritjen më të madhe në historinë e futbollit të vendit. Dhe atë natë ndryshoi jeta e tij.

Luis atë natë ishte në fshatin e tij pranë Logronjos, me një grup të mirë shokësh. Birra, përqafime dhe goli i Andres Iniestas në finale. Së bashku me miqtë vendosën ta vazhdonin festimin në qytet me flamuj, muzikë e duke kënduar.

Por festa u mbyll keq deri kur Luis u rrëzua pranë një burimi uji dhe rrezikoi të vdiste. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital për shkak të dëmtimit të rëndë në shtyllën kurrizore, mbeti i paralizuar, shkruan MARCA.

Megjithatë tepër optimist për jetën, Luis tregon se aksidenti i ka dhënë shumë gjëra. “Goli i Andres më dha jetë,” tregon Luis, i cili gjithashtu mori një mesazh të ngrohtë nga ish-mesfushori i Barcelonës.

Spanjolli zbulon një tjetër detaj intersant nga spitali, kur sapo u zgjua nga koma i kërkon infermieres t’i dërgonte një televizor për të parë festimet e spanjollëve.

“Doja të shihja bashkëkombasit e mi teksa festonin. Infermierja më tregoi puthjen e portierit Iker Casillas me bashkëshorten e tij gazetare Sara Carbonero, ato pjesë nuk i kasha parë,” rrëfen i emocionuar Luis, i cili dhe pse në karrige me rrota, vazhdon të ushtrojë sporte të ndryshme.