“Injorojeni se është në ditët e fundit”, Balla: Sali Berisha duhet t’ia dijë për nder Lulit, e bëri milioner për një pronë që nuk i takonte

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nga foltorja e Kuvendi im ka bërë thirrje SPAK dhe institucioneve të tjera që të nisin hetimet ndaj Sali Berishës.

Sipas Ballës, Berisha duhet t’ia dijë për nder Bashës që i dha një pronë që nuk i takonte.

Balla: Berishën injorojeni, se është në ditët e fundit. Sot në 23 Maj, eleminimin e Giovani Falkonen, Sot Shqipëria ka nevojë për Falkonen, as Berisha e as dikush tjetër s’do dërdëlliste për një cështje të korrupsionit.

I fundit në të gjithë 23 vite që të ngrejë gishtin e të sulmojë kolegët. Thotë shpallja non grata nga SHBA, kur Berisha të ngrejë akuzën për korrupsion ju lutem ta injorojmë, duhet të sqarojë se përse DASH doli në këtë përfundim.

Eshtë dështim i institucioneve shtetërore, nga Tatimet, krimi ekonomik… që si ka mundësi që gjithë Shqipëria e di që Berisha është pronari defakto i një televizoni që shoqëron Berishën edhe kur shkon në tualet, a mund të na shqetësojë të gjithëve. Pse nuk hetohet?

 

Me cfarë parash financohet, AMA-s po ia them po nuk i kontrollon dot se ku i marin paratë. tatimet, meqë doli skandali i pagave, i patë se cfarë pagash ka aty, pse mendoni se aty paguhen aq, ky vjen dhe dërdëllis, thotë vllai jot e motra jote. Ky na vjen dhe na bën moral të gjithëve këtu, Tatimet e Pastrimi i parash ta kontrollojnë, nuk e di ku e ka humbur rrugën SPAK.

 

Shkon merr një biznes një pronë me 10 lek dhe e shet me 1 lek. Pse nuk e con deri në fund atë dosje. Shkoni kontrolloni faturat, kjo është ashiqare, shkuan ngritën një shoqëri… një meritë duhet t’ja njohësh Lulit, se të ka dhënë lejen e ndërtimit në një pronë që nuk të takonte, të ka bo milioner.

Zjarr Tv Ad