Instagram-i heq reklamat për produktet “e mrekullueshme” të dobësimit

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Instagram merr masa drastike për postimet që lidhen me prodhimet për humbjen e peshës dhe të kirurgjisë kozmetike.

Postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që promovojnë produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht.

Ndryshimet do të vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, në pronësi të të cilit është Instagram.

“Ne duam që Instagram të jetë një vend pozitiv për të gjithë ata që e përdorin dhe kjo politikë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, tha Emma Collins, menaxhere e politikave publike në Instagram.

“Këshillat janë kërkuar nga ekspertë në fushën e politikës së mediave sociale”, shtoi ajo.

Zjarr Tv Ad