INSTAT publikon shifrat alarmante 1. 6 mln shqiptar jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë Instituti shqiptar i Statistikave ka publikuar një studim dedikuar Diasporës shqiptare.

Me të dhëna të përditësuar deri më 1 janar 2018, INSTAT informon se diaspora shqiptare përbëhet nga rreth 1,6 milionë shqiptarë, që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë,duke përfshirë diasporën e vjetër, të cilët kanë emigruar deri më 1944, diasporën e re që ka emigruar pas vitve ’90, pra pas rënies së regjimit komunist e çdo person që gëzon origjinën shqiptare mban lidhje me gjuhës, traditat e kulturën e vendit amë.

Në këto statistika nuk përfshihen shqiptarët që dhe pse të lindur në Shqipëri apo me origjinë shqiptare kanë hequr dorë nga kjo nënshtetësi për shkak të marrjes së shtetësisë së vendit ku jetojnë e punojnë.

Të dhënat numerike të këtij studimi informojnë se deri më 1 janar të 2018 diaspora shqiptare përbëhet nga 1,584,137 , 828,530 meshkuj e 755,607 femra.

Arbëreshët e Italisë janë diaspora më e hershme shqiptare.

Janë rreth 200 mijë shqiptarë të shpërnguluar në shekulin e XV nga Shqipëria drejt Italisë, pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Por numri më i madh i shqiptarëve gjëndet në Turqi të cilët kanë emigruar në Stamboll, Izmir, Bursë, Manisëë, Ajdin, Çanakala, Adapazar, Ankara, Kajser, Qemajl – Pasha, Bafër etj. dhe në 300 fshatra të Anadollit.

Nëse  llogaritet shtimi i tyre natyror, numri i tyre sot mendohet të jetë 6 200 000 banorë.

Ndër komunitetet historike të diasporës shqiptare në botë janë dhe shqiptarët e Egjipit të emigruar në këtë vend gjatë shekullit të XVII gjatë ardhjes në fuqi të Mehmet Ali Pashës

Shumica e emigrantëve shqiptarë në Egjipt punonte në ushtri e mjaft prej tyre sot i gjejmë të shpërngulur në vise të tjera, si në Palestinë, Siri, Liban, Libi, Hixhaz, Jemen e Sudan.

Pasardhësit e tyre janë sot familjet shqiptare me mbiemër Arnauti ose El-Albani.

Duke iu referuar profilit të shqiptarëve në Europë, sipas censeve të fundit të popullsisë rreth 905 mijë shqiptarë të lindur në Shqipëri kanë qënë rezidentë të zakonshëm në 28 europiane , ndërsa 962 mijë shqiptarë jetojnë aktualisht në 15 vende të Europës.

Vendet europiane që kanë një numër të lartë emigrantësh shqiptarë të lindur në Shqipëri janë Greqia, Itali , Gjermania, Britania e Madhe e Belgjika.

Sipas censeve të fundit të popullisë në vendet europiane, rreth 39 % e shtetasve shqiptarë të emigruar në këto vende janë të punësuar, 10.1% të papunë e pjesa tjetër është inaktive.

Në nivel gjinor statusi i punësimit për emigrantët shqiptarë meshkuj është më i lartë në Britaninë e Madhe, Norvegji e Danimarkë, ndërsa për femra është në Poloni.

Një profil interesant ka komuniteti i diasporës shqiptare në SHBA e cila përbëhet nga diaspora e hershme e emigruar pas luftës së dytë botërore e që përbëhet nga 127.700 shqiptarë dhe disapora e re e pas 1990 e cila përllogaritet te jetë rreth 86 mijë.

Numri më i madh i shqiptarëve të Amerikës jeton në Neë York e janë rreth 60 mijë, rreth 43.300 jetojnë në Michigan, 21.300 në Massachusetts, 15.300 në Illinois dhe rreth 12.000 në Connecticut.

Zjarr Tv Ad