INSTAT/ Rritet numri i të punsuarit me 2.3% në tremujorin e tretë

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në tremujorin e tretë 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,7 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2017, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2,3 % dhe krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, ky tregues u rrit me 0,4 %. Në tremujorin e tretë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,2 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e dytë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,2 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 68,3 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,2 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues ka pësuar një rritje prej 0,3 pikë përqindje.

Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59,3 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 77,4 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 1,3 pikë përqindje dhe për meshkujt është rritur me 1,4 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,4 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 77,5 %. Punësimi Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,7 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2017 në tremujorin e tretë të vitit 2018, është 2,3 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 3,9 % në sektorin e industrisë, 2,5 % në sektorin e shërbimeve dhe 1,2 % në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,4 %. Punësimi pësoi rrritje në sektorin e shërbimeve me 0,7 %, në sektorin e industrisë me 0,3 % dhe ne sektorin bujqësor me 0,1 %.

Shkalla e punësimit për meshkujt është 67,3 %, ndërsa për femrat 52,1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 2,6 pikë përqindje dhe për femrat me 1,6 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 39,5 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2018, shkalla e punësimit është 70,7 %.

Papunësia Në tremujorin e tretë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12,2 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,2 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 12,6 % dhe për femrat është 11,7 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,9 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,7 pikë përqindje, ndërsa për femrat ka rënë me 0,9 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23,2 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2018 është 2,8 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e dytë 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rritje prej 0,6 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,9 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje. Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, 20,7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 12,5 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,6 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të tretë 2018, 9,0 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 64,9 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6,6 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 11,8 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Zjarr Tv Ad