INSTAT: Ulet 0.4 papëpunësia në tremujorin e parë nga viti i kaluar

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Niveli i papunësisë ka shënuar tjetër ulje në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivele minimale rekord, si për meshkujt ashtu dhe për femrat. Në tendencë rënëse është dhe papunësia tek të rinjtë. Në tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12.1%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.2 pikë përqindje.

Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1.4%.

Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 12.2% dhe për femrat është 11.9%. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 22.2%. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2019 është 2.3 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e katërt 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0.1 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9.1%. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 0.1 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, 17.8% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 12.5% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11.7 % në paaftësi të përhershme.

Gjatë tremujorit të parë 2019, 10.3% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 8.3% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 12.6% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Zjarr Tv Ad