Institut/ Sherr me thika, një i plagosur

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Institut. Mësohet se një grup djemsh të moshës 17-20 vjeçar kanë sulmuar të riun që mbeti i plagosur dhe shokun e tij. Mësohet se ata kanë pasur konflikt me shokun e të plagosurit. Ky i fundit ka marrë plagë në fytyrë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim. Policia ka shoqëruar në komisariatin numër 3 shokun e të plagosurit për dhënien e dëshmisë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.

 

Zjarr Tv Ad