Instituti Republikan Amerikan trajnoi të rinjtë e PL-së / Ilir Meta: Propozimet e tyre, në programin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e ardhshme lokale

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) në finalizimin e trajnimit të Forumit Rinor të Partisë së Lirisë.

Sipas tij, produkti i këtij trajnimi 1 vjecar ishte hartimi i propozimeve politike për zgjidhjen e disa problematikave lokale që të rinjtë kishin evidentuar.

Ai thotë se draft propozimet e prezantuara do të jenë edhe fokus për t’u bërë pjesë e programit dhe angazhimve të Partisë së Lirisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kënaqësi të isha i ftuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) në finalizimin e trajnimit të Forumit Rinor të Partisë së Lirisë.

Produkti i këtij trajnimi 1-vjeçar ishte hartimi i propozimeve politike, për zgjidhjen e disa problematikave lokale, që të rinjtë kishin evidentuar në bashkitë ku jetojnë. Këto draft propozime të prezantuara sot, do të jenë në fokus për t’u bërë pjesë e programit dhe angazhimeve të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Falenderim për Institutin Republikan Amerikan (IRI) për këtë kontribut shumë të rëndësishëm, në përfshirjen, inkurajimin dhe rritjen e kapaciteteve të gjeneratës së re në politikëbërje dhe për zhvillimin e demokracinë”, shkruan Meta

Zjarr Tv Ad