Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditmir Bushati, ministri i Europës dhe Punëve Jashtme ka organizuar sot një takim konsultues, për ngritjen e strukturës për zhvillimin e negociatave me BE-në.
Gjatë fjalës së tij, Bushati theksoi se ekipi negociator do të përbëhet nga 7 anëtarë, ndërsa u shpreh i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive.
“E para, misioni ynë në BE do të marrë vlerë tjetër. Sekretariati do të ngrihet pranë MPJ, dhe ekipi do të përbëhet nga 7 anëtarë. S’duhet të bëjmë punë në boshllëk.
E dyta për proces të përgatitjes së pozicionit negociues, do të bëjmë një inventar të qartë për të gjithë llojin e ekspertizës.
Kemi nisur punën përgatitore për procesin screening. Por jam i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive në këtë proces,” tha Bushati.