Integrimi në Eu(G)ropë që garanton Rama, Bylykbashi: Ja pse rrezikohen negociatat edhe në shtator

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Maqedonia e Veriut do të nisë negociatat me BE në shtator, ndërsa për Shqipërinë nuk ka shumë shpresa. Sakaq, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka renditur të gjitha arsyet që e çuan vendin tonë drejt humbjes së besimit nga aleatët e mëdhenj.

Statusi i plotë i Bylykbashit në facebook:

Integrimi në Eu(G)ropë që garanton Rama

10 vjet më parë, në 2009, u pranuam anetarë të NATO-s, ODIHR i çërtifikoi zgjedhjet si zgjedhje që “arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve [standarteve]‎ të OSBE, Shqipëria aplikoi për antarësim në BE, kërkesa u pranua dhe na u dha Pyetesori nga Komisioni Europian. Me pas në 2010, Komisioni Europian ‎pranoi përgjigjet për Pyetesorin, dhe hoqi vizat për shqiptarët. Në vitin 2010, vetëm për shkak se Shqipëria konsiderohej vend i sigurtë, partner dhe aleat në NATO, që prodhonte siguri në Rajon, investimet e huaja arritën 2 miliardë dollarë.

Ja ku jemi 10 vjet me pas në 2019 dhe Kryeminister është Edi Rama. ODIHR thotë që shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhesit, cënimi i lirisë dhe sekretit të votës janë probleme themelore. Holanda kërkon zyrtarisht kthimin e vizave dhe vende të tjera po bëhen gati të kërkojnë të njëjtën gjë. Sërish, për të disatën herë, na refuzohet hapja e negociatave dhe në shtator kjo duket po aq e pamundur. Aleatët tanë në NATO tashmë na konsiderojnë një vend problematik, që me politikën tonë prodhojmë pasiguri në Rajon, kriminalitet të organizar dhe ndërkombëtar, drogë dhe emigrantë. Me sa duket, aleatët tanë ‎e kanë harruar që jemi anëtarë të NATO-s dhe aleatë me ta. Jo vetëm investime të reja nuk ka më prej vitesh, por po tërhiqen investitoret dhe bankat europiane.

Duhet shporrur Rama, të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme ku zgjedhësit përfaqësohen realisht, duhet ringritur Republika që sot është një rrënojë, me një sistem të ri kushtetues kontrolli dhe balancash, ‎ku partitë politike të demokratizohen dhe nuk janë reparte ushtarake, ku roli mbytes i partive në shoqëri, shtet dhe kudo tjetër të reduktohet në favor të profesionistëve, shoqerisë civile, inteligjencës dhe akademisë së vërtetë (jo asaj të fosileve politike) dhe biznesmeni të bëhet edhe i madh po të mundet, por të mos guxojë të përcaktojë ai vendimet shtetërore dhe të tmerrohet nga ideja se mund të quhet oligark. Një Republikë ku shteti (tatimet, doganat, ZRPP, Agjensia e Pronave, ALUIZNI etj) është i drejtë pa patur nevojë të shkosh fare në gjykatë sepse administrata të beri padrejtësi.

Vetëm atëherë do të fillojë udhëtimi ynë ‎pa kthim drejt Europes (pa G në mes, që i rri si gropë në mes të udhës).

 

Zjarr Tv Ad