Edi Rama e ka pranuar sot se nuk ka mundur që të ua hedhë gjermanëve të CDU-së, me raportet e tij për zhvillimet në Shqipëri.
Duke folur në një konferencë për mediat nga selia e qeverisë, Rama u pyet edhe për negociatat e Shqipërisë me BE-në, e këtu Rama ra në kurthin e fjalëve të veta.
Duke folur për gazetarët, Rama u shpreh se ka qenë e vështirë marrëdhënie në Gjermani.
‘Me Gjermaninë kemi një marrëdhënie tjetër, ndryshe nga Franca.
CDU-ja është partia më e informuar në botë dhe e kemi pasur të vështirë’, tha Rama.
Por duke parë se ra në kurthin e fjalëve të veta, Rama u mundua të përgënjeshtrojë veten.
‘Është partia më e informuar, por edhe më e disinfomuar pasi ka kontakt të vazhdueshëm në Shqipëri’, duke nënkuptuar Partinë Demokratike.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Me Parisin jemi duke komunikuar për tërmetin. Sa për negociatat nuk do lodhem së përsërituri që nuk varet nga ne. Nuk varet nga ne. Varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Nëse në Bundestag ne kemi një marrëdhënie tjetër për shkak të një angazhimi tjetër në raport partiak me Shqipërinë, CDU është partia politike më e informuar në botë, por edhe vetmja… Kështu që s’është një rast i përgjithshëm dhe më e dezinformuar njëkohësisht, se ka kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë….
Përderisa ne kemi kaluar edhe Bundestagun gjerman domethënë se s’ka asgjë më që lidhte me ne.
Vizionin për ndryshimin e BE që ka Presidenti i Francës nuk e ndikon Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Këto s’janë fare ne sferën e tij. nuk jam në gjendje të them se cili është përfundimi, por Franca është një nga dy themeluesit e BE-s dhe ka të drejtën të shohë ndryshe dhe të drejtën të mos e ketë mendjen tek ne, pavarësisht se sa e padrejtë mund të na duket ne. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që kemi kapërcyer barrierën e Bundestagut.
Kemi një PO që është e qartë, ka dy kushte që janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti, qoftë reforma zgjedhore, qofte edhe plotësimi i gjykatës Kushtetues dhe vënia në funksionim e Gjykatës së Lartë dhe SPAKU-t e të tjerat nuk janë më në dorën tonë.