Intelektualët/ Rita Petro: Ismail Kadare një intelektual i shquar…

0
546
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, lidhur me përcaktimin e intelektualëve dhe rolin e tyre në shoqëri, shkrimtarja Rita Petro, është shprehur s’e intelektualizmi, ka ekzistuar në Shqipëri edhe para viteve ’90. Në një diskutim me gazetarin Agim Baçi, ajo tha se Ismail Kadarenë, e quan një intelektual të shquar.

Pjesë nga diskutimi

Petro: Duket sikur s’ka ekzistuar intelektualizimi para viteve ‘90. Sepse njerëzit jo vetëm që janë arsimuar, por asnjëherë nuk do ndodhnin ndryshime nëse nuk do kishte njerëz aq inteligjentë, aq intelektualë….Është tjetër bindja ideologjike.

Baçi: Ka qenë e përcaktuar nga partia, akademikë, profesorë, kinostudio. Intelektualët ishin të emëruar nga partia, kush i shërbente më shumë partisë.  Po të mos i shërbeje partisë, kjo i rrëzonte të gjitha. Ça intelektuali është ai që nuk pranon që ka bashkëpunuar me diktaturën.

Petro: Kadareja, unë e quaj intelektual të shquar, jo vetëm shkrimtar i shquar, sepse çdo gjë që lidhet me politikën, me çështjen e Kosovës, ka qenë gjtihmonë aktiv për të dhënë mendimin e vet, por që na lidh dhe me Evropën.

 

Zjarr Tv Ad