Inteligjenca artificiale tashmë shkruan edhe tekste këngësh

0
5

Edhe vargjet që duken të paimitueshme tani mund të riprodhohen për faji (ose meritë) të inteligjencës artificiale që po fillon të tregojë aftësitë e saj në shkrimin e teksteve, duke kopjuar stilin e artistëve dhe në gjendje që të ripunojë tekste për të këngëve të reja krejtësisht i vetëm, madhe edhe duke shpikur metafora.

Eksperimentet e para në këtë fushë që janë bërë në Kanada nga universiteti i “Waterloo” janë shumë inkurajuese, sikurse shpjegojnë ekspertët në një studim të publikuar në “ArXiv”.

“Ky projekt lind nga pasioni im për muzikën. Isha kureshtare të kuptoja nëse një makinë mund të gjeneronte vargje që të kujtonin tekstet e artistëve të mi të preferuar”, shpjegon studiuesja Olga Vechtomova për faqen “TechXplore”.

Stërvitja e një rrjeti nervor, që është kryer falë një algoritmi special (Variational Autoencoder, Vae) që mëson duke riprodhuar vargjet dhe tekstet origjinale, ka mundësuar realizimin e teksteve të reja që mund të zëvendësojnë ato origjinale.

“Ndonëse përmbajnë shpesh herë të njëjtat fjalë që përdoren nga artisti, i përdorin në mënyrë të re dhe interesante, duke shprehur koncepte të reja që nuk gjenden në lirikat origjinale”, thekson Vechtomova.

Madje disa vargje përmbajnë imazhe të reja dhe të fuqishme poetike, të shprehura duke përdorur instrumente stilistikë si metaforat duke i qëndruar gjithnjë besnike stilit të artistit.