Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se mbështetja publike ruse për “operacionin special ushtarak” në Ukrainë “po bie ndjeshëm”, duke përmendur sondazhet e fundit.
Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, ministria tha se sipas një media të pavarur ruse, 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën dhe vetëm 25% pretendojnë se mbështesin ende konfliktin.
Media pretendoi se kishte qasje në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal Mbrojtës i Rusisë për përdorim të brendshëm.
Ministria shtoi se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve ruse për të kontrolluar informacionin, konflikti është bërë “gjithnjë e më i papranueshëm për shumë rusë që nga ‘mobilizimi i pjesshëm’ i shtatorit 2022”.
Kujtojmë se Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, në shtator.
Inteligjenca britanike arriti në përfundimin se mbajtja e miratimit të heshtur të luftës do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin.