Milan Skriniar duket se do të jetë në qendër të projektit të Interit sezonin që vjen. Sipas raportimeve të mediave italiane, e ardhmja e mbrojtësit sllovak tani do të jetë në Milano. Drejtuesit e zikaltërve janë gati ta blindojnë me një kontratë të re nga e cila mbrojtësi do të përfitoj rreth 6 milionë euro deri në vitin 2027. Mungesa e alternativava zëvendësuese ka bërë që Interi të mos pranoj oferta të reja.
Nuk ka asnjë keqardhje te Interi për mbylljen e çështjes Bremer i cili u transferua tek Juventus. Drejtuesit e skuadrës nga Milano do të kërkojnë një mbrojtës me kosto të ulët për të mbushur boshllëkun e lënë nga Ranocchia.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Berat Gjimshiti shihet si një alternativë e mirë nga ana e Interit. Po ashtu një tjetër alternativë është edhe Viti nga Empoli, këta janë dy profilet e monitoruara nga Interi për momentin.
Për mbrojtësin e Atalantas, klubi zikaltër mund të hyjë në tratativë nëpërmjet një shkëmbimi me Lazaron. Më pas Marotta do të duhet të vendosë edhe për të ardhmen e Sanchez dhe Pinamonti në dalje.