Inter, interes për dy mbrojtësit shqiptarë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klubi i Interit ka shfaqur interes për dy lojtarët shqiptarë të Veronës, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. Gianluca Di Marzio raporton se mes Presidentit të Veronës dhe drejtuesve të Interit ka pasur një takim, ku në tavolinë është diskutuar për tre emra. Bëhet fjalë për Sofyan Amrabat, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Profili më i preferuar për zikaltërit është ai i mesfushorit maroken, për të cilin interesohet edhe Napoli. Megjithatë Beppe Marotta po monitoron nga afër edhe situatën e dy mbrojtësve shqiptarë, për të cilët do ta bëjë një tentativë në verën e ardhshme.

Zjarr Tv Ad